Në podcastin e radhës, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar neokirurgun e njohur, Kita Sallabandën, i cili ka marrë në Spanjë “medaljen e arit” nga Akademia Mbretërore Spanjolle e Mjekësisë si dhe “titullin e fisnikërisë” për meritat civile, dhënë nga mbreti i Spanjës. Mjeku rrëfeu për jetën, karrierën mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe evoluimin e mjekësisë ndër vite.