Jamarbër Malltezi, i marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash për dosjen “Partizani”, i quan akuzat e prokurorisë, ‘mashtrime me urdhër politik’. Nga një deklaratë për mediat, Malltezi u shpreh se SPAK po gënjen, pasi sipas tij procesi i privatizimit ka zgjatur shumë kohë, ndërkohë që prokuroria pretendon të kundërtën.