Top Channel/ Malltezi përballet me 500 faqet e SPAK/ Dhëndri i Berishës flet për privatizimin
17/09/2024 19:31

Jamarbër Malltezi, i marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash për dosjen “Partizani”, i quan akuzat e prokurorisë, ‘mashtrime me urdhër politik’. Nga një deklaratë për mediat, Malltezi u shpreh se SPAK po gënjen, pasi sipas tij procesi i privatizimit ka zgjatur shumë kohë, ndërkohë që prokuroria pretendon të kundërtën. Jamarbër Malltezi: Le të shohim një nga thagmat e radhës të shprehjeve të prokurorëve politikë, shërbyes të Edi Ramës në aktakuzën e tyre. Qysh në faqen 3 kanë bërë një shënim, koment politik në të cilin thonë, Jamarbër Malltezi shfaqet si një person i pushtetshëm, por në asnjë pjesë të aktakuzës nuk kanë asnjë dokument, asnjë letër të Jamarbër Malltezit në asnjë nga institucionet e shtetit shqiptar deri në 2009 që ka mbaruar procesi. Interesante është që në asnjë nga faqet e akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje. Më pas për të mbështetur argumentin e tyre, komentin politik të Edi Ramës, thonë: veprimet janë kryer me shpejtësi. Ky është një mashtrim tjetër sipas urdhrit politik. Le të shohim procesin e kthimit të pronës. Ky është dokumenti i njohjes dhe kthimit të pronës së familjes Begeja qysh në vitin 1996. Ka patur edhe kthim pjesor, edhe njohje. Dhe ky është vendimi final i 2007. Pra, 12 vjet për një person të pushtetshëm për t’i kthyer pronën. Ndërkohë që ligji ka patur afate 2 dhe 3 mujore për përgjigjen e këtyre. Të merremi me privatizimin e këyre objekteve. Privatizimi i këtyre objekteve ka filluar nga shkresat e ministrit Anastas Angjeli për fillimin e procedurave të privatizimit dhe përgjigjen e ministrit Blendi Klosi, që bien dakord qysh në korrik të vitit 2005. Thotë: shprehemi dakord për fillimin e procedurave. Por kur ka përfunduar kjo? Pra, nga korrik 2005. Njëri klub ka përfunduar në nëntor 2008 dhe tjetri në nëntor 2009. Pra, për mbi 3 dhe për mbi 4 vjet. Janë bërë procedurat shpejt, sipas prokurorëve politikë të nënshtruar nga SPAK. Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht nga shteti komunist shqiptar. Më është kthyer më pak se 1%, vetëm 410 metra. Por unë jam i burgosur politik, sepse kështu ka urdhëruar Edi Rama dhe falangat e Sorosit në drejtësi. Pse gënjeu SPAK-u, pra? Pse tha SPAK-u që janë bërë shpejt, kur procesi i kthimit të pronës ka marrë 12 vjet, ndërsa privatizimi për mbi 4 vjet. Çfarë halli i shtyu këto prokurorë shërbyes të Edi Ramës të gënjejnë?

Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërrmarjen tënde’, Rama: Brenda një muaji do shpallim programin për….
05/04 09:45
Top Channel/ Rama në Flasim: Luftë mizerabël politike, punët e Shqipërisë i mbulojne me…
05/04 09:44