Top Channel/ Mallakastër, votat e PDIU i kishte marrë PS, mandatin e humbi “Bashkë Fitojmë”
30/05/2023 19:35

Hapja e një kutie votimi në Mallakastër nxori zbuluar deformimin e ndodhur me 14 maj në këtë Bashki. Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve veshi rrobat e numëruesit, ndërsa salla e mbledhjeve u shndërrua në një KZAZ me kërkesë të PDIU. Përfundimi i rinumërimit faktoi deformimin e rezultatit pasi 63 fletë votimi që i takonin partisë së shpëtim Idrizit ishin llogaritur në favor të Partisë Socialiste. Me rezultatin e ri, Metës dhe Berishës i iku një mandat këshilltari, duke kaluar në favor të partisë së Shpëtim Idrizit. Edhe pse fati nuk ishte në anën e tyre në Mallakstër, Sali Berisha dhe Ilir Meta shpresat i kanë të votat e të burgosurve. Socialistet e fituan Belshin me 40 diferencë, por 228 fletë të pavlefshme të gjetura në kutitë e votimit i dhanë shpresë humbësve për të përmbysur rezultatin përmes rinumërimit të votave në këtë Bashki, përfshirë votat e të burgosurve. “Ne informacionin e kemi që asnjë prej zgjedhësve që ndodheshin në këtë burg nuk e kishte vendbanimin Bashkia Belsh. Kërkojmë rinumërim në të gjithë bashkinë për fituesit dhe votat e pavlefshme“, tha avokati Ivi Kaso. “Ne jemi pro të rinumërohet dhe rivlerësohet çdo vote nëse ekziston të paktën një indicie, të paktën një shënim, apo vjen humbësi dhe thotë po kemi kqyrur pamjet dhe ka parregullsi, por të kërkosh rinumërim të gjithë KZAZ-në me arsyetim të paprovuar, unë e shoh të tepërt”, u shpreh avokati që përfaqëson PS-në, Eridian Salianji. Vendimi për të hapur apo jo kutitë e Belshit u shty për të hënën duke i lënë kohë ankuesit që të paraqesë prova fizike pasi të ketë kqyrur pamjet filmike.

Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24