Kosova do të ketë mbështetjen e plotë të Malit të Zi në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO e BE. Nga Prishtina, ku u prit me një ceremoni shtetërore prej homologut të tij kosovar, Armend Mehaj, ministri malazez i mbrojtjes Rasko Konjevic përcolli përkrahjen e plotë të vendit të tij pr aspiratat e Kosovës që të bëhet pjesë e nismave rajonale.