Pas valës së urrejtjes që shpërtheu hapur këto ditë ndaj turqve në Malin e Zi, me sulme fizike, linçime e shkatërrim prone, autoritetet vendase të sigurisë janë duke shtrënguar tani kontrollin mbi të gjithë të huajt. Qytetarëve turq do t'u duhen që nga data 30 tetor të pajisen përsëri me viza që të hyjnë në vend. Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen.