Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një paketë ligjesh mbi reformat gjyqësore dhe forcimin e lirisë së medias, me qëllim që të shtyjë përpara negociatat e pranimit në Bashkimin Europian. Ligjvënësit malazezë votuan projektligjet e paraqitura nga qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit, Milojko Spajiç, ndërsa votën pro e dha edhe opozita e vendit.