Ish kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar për shpërdorim detyre pasi u publikuan transkriptet e mesazheve të djalit të saj që thoshte se e ëma do të mbronte marrëveshjet e tij të paligjshme për trafik kokaine dhe kontrabande të cigareve. Vesna Medenica u prangos në aeroportin e Podgoricës pasi në media u zbulua biseda mes të birit Milos Medenica, dhe oficerit të policisë Darko Laloviç, ku shihej qartë sesi ata organizonin blerjen e kokainës dhe kontrabandës së cigareve në portin e Tivarit.