Top Channel/ Makineri moderne për hekurudhën! Balluku inspekton punimet Tiranë-Durrës-Rinas
18/10/2024 19:43

Në kantierin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Rinas -Durrës, janë drejt përmbylljes punimet infrastrukturore. Lajmin e ka bërë me dije zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila tha se tashmë ka mbërritur edhe makineria moderne, Tamping, përmes së cilës bëhet e mundur paketimit, shtypja e çakëllit përmes të cilave rritet qëndrueshmëria e binarëve. Përmes kësaj makinerie bëhet e mundur korrigjimi i shtrirjes së shinave, për ti bërë ato paralele dhe në nivel, për një udhëtim sa më komod. Balluku ishte në zonën e Shkozetit, ku kalon ky projekt, ku u njoh nga afër me punimet dhe ecurinë e tyre. Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho sqaroi deri më tani janë realizuar afro 80% e punimeve ndërtimore civile, ndër puna po vijon. “E rëndësishme është që në muajin nëntor nis puna për ndërtimin e stacioneve. Dhe aty do përqendrohen forcat në pjesën e kabinave të sinjalistikës dhe të telekomunikacionit për shkak e ky komponent ndërthuret me trasenë dhe komponentin e parë të ndërtimit të linjës me futjen e të gjithë sinjalistikës dhe telekomunikacionit në këto ndërtesa. Etapa tjetër është elektrifikimi”, tha Verdho. Duke vlerësuar projektin, Balluku tha se është avancuar edhe me detajet e tjera që plotësojnë këtë vepër, siç është ngritja e stacioneve, ku në këtë linjë do të jenë 10 të tillë. “Kemi avancuar me një sërë komponentësh të projektit, sepse projekti i Tiranë-Rinas-Durrës ka disa komponentë. Nuk është thjesht traseja me të cilën po ecim me një shpejtësi të mirë, të qëndrueshme dhe të konsiderueshme. Rreth 80% e proceseve janë të bëra. Nga ana tjetër, jemi edhe duke avancuar me komponentët e tjerë siç është pjesa e stacioneve. Është mbyllur gara ndërkombëtare për stacionet, kemi tashmë një fitues. Hekurudha Shqiptare është në momentin kur po lidhet kontrata, po negociohet lidhja e kontratës dhe më pas nis menjëherë nga puna për ndërtimin e këtyre 10 stacioneve të cilat janë parashikuar në projektin origjinal të gjithë hekurudhës”, tha Balluku. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej edhe tek projektet e tjera hekurudhore për të cilët do të nisë puna duke rijetësuar kështu një prej sektorëve të rëndësishëm të transportit. “Në dhjetor kemi garën ndërkombëtare për elektrifikimin e hekurudhës dhe në ndërkohë kemi dhe komponentin e fundit i cili ka të bëjë me operimin e hekurudhave që është një komponent shumë i rëndësishëm, një komponent që po shkon me një studim të detajuar gjithashtu ndërkombëtar me mbështetjen e partnerëve tanë dhe që nga ana tjetër duke dizenjuar këtë komponent atëherë do të kemi një manual të qartë operimi për të gjithë hekurudhat e tjera për të cilat ne kemi aplikuar apo kemi fituar, siç është rasti i Vorë-Hani i Hotit që është projekti që do të fillojë menjëherë, domethënë tani duke pasur parasysh që i kemi mbyllur të gjitha proceset për atë hekurudhë dhe ndërkohë ne po presim miratimin për të gjitha pjesët e tjera që kemi aplikuar pranë WBIF, siç është Durrës-Rrogozhina apo më pas Rrogozhinë-Pogradeci, pra Korridori i VIII, që për ne është një nga segmentet më të rëndësishme pasi lidhet dhe me portin e ri të Durrësit”, nënvizoi Balluku. 120 km/h do të jetë shpejtësia e trenave që do të lëvizin përgjatë hekurudhës Tiranë-aeroporti “Nënë Tereza”-Durrës.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23