Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në zonën e quajtur Guri i Kuq. Dy automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga informacionet paraprake, mësohet se kanë mbetur të lënduar 2 persona të cilët janë dërguar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia e cila po bën zbardhjen e plotë të rrethanave