Arrestohet për mashtrim një 34-vjeçar nga Kuçova. Arrestimi i tij u bë nga policia e Vlorës aty ku edhe kishte mashtruar disa biznese të dhënies së makinave me qira. Policia e Vlorës arriti të dokumentojë disa raste ku i riu merrte automjete me qira ditore dhe nuk i kthente më por i shiste në pika skrapi.