Presidenti amerikan Donald Trump ka shfuqizuar një vendim kyç shkencor të epokës së Obamës, i cili ka shërbyer si bazë për të gjitha veprimet federale për kufizimin e gazeve që ngrohin planetin. Vendimi i 2009-tës dilte në përfundimin se një sërë gazesh serrë përbëjnë kërcënim për shëndetin publik, dhe pikërisht kjo masë u kthye në themelin ligjor të përpjekjeve federale për të frenuar emetimet, sidomos në sektorin e automjeteve.