50-vjeçari Bardhyl Beqiri, punonjës i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimi ka qenë në shërbim duke tërhequr kazanët e plehrave në kamion kur gjatë orëve të para të mëngjesit është përplasur për vdekje nga një makinë. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 02:15, kur 18-vjeçari Brajan Hoxha ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli te “Shkëmbi i Kavajës”, në anë të rrugës dytësore Plepa-Kavajë.