Një mjet është përfshirë nga flakët në rrugën kryesore midis gjykatës dhe spitalit të Korçës. Nuk dihen rrethanat por mjeti përfundoi pranë një kantine(mjet) dhe u dogj bashkë me të. Zjarrfikësit mbërritën më vendngjarje dhe policia po bën hetimet për zbardhjen e saj. Dyshohet që djegia e mjetit ka ardhur si pasojë e përplasjes. Mjeti drejtohej nga një vajzë e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.