Një grua është aksidentuar duke kaluar në vizat e bardha në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11: 30 minuta në kryqëzimin e rrugës “Marin Barleti”. Eli Puka, 67 vjeçe ka qenë duke kaluar vizat e bardha kur është përplasur nga një mjet tip “Fiat”. Drejtuesi i mjetit ka qenë duke marrë kthesën kur përplasi 67 vjeçaren. Ai ka ndaluar menjëherë makinën, ndërsa qytetarë të shumtë në vendngjarje kane njoftuar policinë dhe ambulancën.