Një fëmijë i mitur u përplas nga një makinë të dielën në Sarandë. 4-vjeçari kishte ardhur nga Gjermania së bashku me prindërit e tij për të pushuar në qytetin bregdetar. Por gjatë momentit që po kalonte rrugën në lagjen numër 1, u godit nga një automjet tip “Jeep” që drejtohej nga një 69-vjeçar. Fëmija u dërgua me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ndërkohë policia shoqëroi për veprime të mëtejshme shoferin, ndërsa po punon dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.