Një automjet tip “Mazda” humbi kontrollin dhe u përmbys në Bypassin e Fierit këtë të mërkurë. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në afërsi të spitalit Memorial. Si pasojë e goditjes mori plagë të lehta në trup shoferi dhe djali I tij. Ata u dërguan drejt spitalit ku morën ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet shkaku I aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia. Lidhur me rastin policia nisi hetimet ndërsa mori dhe dëshminë e drejtuesit të mjetit.