Një makinë tip “Opel” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen 15 Tetori të qytetit të Vlorës. Makina me targë AA 884 HF ka qenë e parkuar pranë banesës së pronarit Tomor Shehaj. Nuk dihet ende nëse ka qenë shkëndijë elektrike apo zjarrvënie e qëllimshme, ndërkohë që policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje .