Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në bypass-in e Rrogozhinës, ku një kamion është përplasur me një makinë, për pasojë ka ndërruar jetë 30–vjeçari Ndriçim Dervishi nga Sukthi. Sipas burimeve përplasja ka qenë ballore dhe e fortë, duke shkatërruar plotësisht makinën e cila drejtohej nga viktima.