Dy persona kanë mbetur të plagosur në Bulqizë këtë të premte për shkak të një aksidenti rrugor. Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet i policisë rrugore dhe një mjet tjetër i tipit “Benz”.