Një 28-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e të dielës në Shkodër. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, ku një automjet tip “Dayang” humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë e goditjes së fortë, mori plagë të shumta në trup shoferi 28-vjeçar, I cili ndërroi jetë në vend.