Në lidhje me një video të postuar në llogarinë në Facebook “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet drejtuesi i një automjeti, i cili parakalon në kundërshtim me rregullat, një autokolonë në aksin rrugor “Lezhë – Milot”, ju informojmë se: Menjëherë pas publikimit të videos kanë nisur verifikimet, pas të cilave është identifikuar drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi Xh. L..