Meksikanët po përjetojnë një valë të pazakontë të nxehti. Temperaturat e larta u kanë marrë jetën deri tani 48 personave këtë vit dhe parashikimet tregojnë se vlerat termike do të rriten edhe më tej. Në Veracruz, ku numërohen 14 nga viktimat e këtij bilanci dyqanet nuk kanë më ujë të pijshëm, akull dhe as energji elektrike. Shumica humbin jetën nga goditjet e të nxehtit dhe dehidratimi.