Provimi i Magjistraturës përplasi opozitën dhe mazhorancën në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut që po zhvillohet këtë të hënë. Gazment Bardhi kërkoi të thirret drejtori i Shkollës së Magjistraturës për të dhënë shpjegime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me listën e fituesve.