Anëtari i Këshillit të Bashkisë Vlorë nga radhët e Bindjes Demokratike, Kasem Mahmutaj ka kritikuar përplasjen mes socialistëve dhe Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Mahmutaj tha se problemet e brendshme të PS-së janë eksportuar në Bashkinë Vlorë, duke theksuar se kjo nuk është ajo që u intereson qytetarëve pasi Këshilli po lë mënjanë problemet e qytetit për t’u marrë me sherrin.