Të duket sikur hyn në një botë magjike teksa hyn në këtë apartament të vogël në Elbasan. Blerta Llaçe me profesion është infermiere, por e dashuruar me artin e mbi te gjitha e dashuruar me Krishtlindjen. Me plot pasion Blerta punon me dorë zbukurimet e Krishtlindjes, kryesisht me materiale të riciklueshme. Plot drita dhe ngjyra Krishtlindja nuk mund të vinte më bukur se kaq.