Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasia ktheu banesën në laborator droge në Yzberisht. Banesa ishte e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma të ndryshme, me qëllim shitjen. Pas hetimeve për disa muaj, policia finalizoi operacionin policor të koduar “Shape”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë Shkëlqim Krrashi, 61 vjeç, banues në Yzberisht.