Gjykata e Korçës ka lënë në burg 4 të arrestuarit nga operacioni "Voskopi", nga i cili u zbulua një magazinë brenda së cilës thahej dhe përpunohej drogë për t’u bërë gati për shitje. Në seancën e zhvilluar për caktimin e masës së sigurisë në gjykatën e Korçës për pronarin e magazinës dhe bashkëpunëtorin e tij si dhe dy të akuzuarit e tjerë për moskallëzim krimi prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit, Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.