Në skenën ndërkombëtare, Emmanuel Macron synon të shfaqet si lider kyc i Europës, por brenda kufijve të vendit të tij, presidenti francez nuk gëzon të njëjtat pozita. Përkundrazi, sondazhi më i fundit i publikuar nga Le Figaro tregon se popullariteti i shefit të Elizesë ka rënë në nivelin më të ulët historik me një përqindje miratimi prej vetëm 11%, duke kaluar edhe miratimin e ulët për Francois Hollande në 2016-tën, cka e bën atë më jopopullorin në 70 vjet.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						