Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka denoncuar të enjten "ligjin e më të fortit" që sipas tij, po i bën njerëzit të "pyesin nëse Groenlanda do të pushtohet". Në një fjalim para ambasadorëve francezë në pallatin presidencial Elysee ai shprehu hapur pakënaqësitë ndaj Trumpit. "Është çrregullimi më i madh, është ligji i më të fortit, dhe njerëzit e zakonshëm pyesin veten nëse Groenlanda do të pushtohet, nëse Kanadaja do të jetë nën kërcënimin e bërjes shteti i 51-të, apo nëse Tajvani do të rrethohet më tej. Bota po bëhet gjithnjë e më pak funksionale” Ai ka përmendur SHBA-në për kërcënimet e fundit që administrata Trump ka bërë ndaj Groenlandës, një ishull gjysmë-autonom në pronësi të Danimarkës, një aleat i SHBA-së në NATO.