Emmanuel Macron e përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë së takimin e Ohrit duke e cilësuar si “një hap domethënës përpara”. Nga samiti i Bashkimit Europian, ku u diskutua dhe dialogu Prishtinë-Beograd, i ndërmjetësuar prej vitesh nga BE-ja, presidenti francez kujtoi pjesëmarrjen aktive në këtë process të vendit të tij dhe të Gjermanisë.