Top Channel/ Macron përplaset me Johnson, burimet: “U largua i tërbuar ”!
03/11/2021 17:17

Emmanuel Macron u kthye i zemëruar në Francë pasi u shpërfill nga Boris Johnson në atë që duhet të ishte një takim përballjeje mes tyre. Presidenti i vrenjtur francez u largua nga konferenca e klimës një ditë përpara përpara liderëve të tjerë, i shpërfillur nga Jonson, pavarësisht se Macron i shtyu kërcënimet për nisjen e një lufte tregtare me Britaninë. Macron po e kërkonte përballjen me kryeministrin britanik. Ai insistoi të uleshin ballë për ballë me njëri tjetrin në një kohë kur tensionet mes dy vendeve për të drejtat e peshkimit, janë përflakur sërish. Por shefi i ekzekutivit britanik ia kushtoi të gjithë vëmendjen e tij familjes mbretërore, duke e anashkuar presidentin francez, avioni privat i të cilit shumë shpejt pas kësaj u largua nga aeroporti i Glasgow-t. Burime nga pala franceze insistojnë se shefi i Elizesë e kishte pasur që përpara në plan të kalonte vetëm një ditë në Skoci. Por axhenda e tij ndërkohë fliste ndryshe, sepse aty parashikoheshin disa takime rutine, që u anulluan. Franca liroi më heret peshkarexhen britanike të sekuestruar javen që shkoi ndërsa zgjodhi po ashtu të mos vendosë sanksione tregtare për momentin. Ato do të hynin në fuqi sot. Parisi kishte kërcënuar ndër të tjera se do të mbyllte disa porte për anijet britanike të peshkimit. Nga ana e saj, qeveria në Londër kishte paralajmëruar edhe masa të forta.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55