Emmanuel Macron, njëri prej zërave më kritikë ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian, u shfaq mjaft i kënaqur që ndodhet në Shqipëri për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, edhe vendet skeptike si Franca dhe Holanda kanë nisur të bëjnë kthesë, e të përkrahin idenë që anëtarësimi i shteteve joanëtare në bllok nuk është ide edhe aq e keqe. Kreu i Elizesë u shfaq plotësisht bashkëpunues, teksa shpalli solidaritetin e plotë për energjinë e tha se do të punohet për procesin e integrimit, dukë nënvizuar se për këtë, do të ketë projekte konkrete.