Emmanuel Macron fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, por do të përballet me rivalen e ekstremit të djathtë, Marine le Pen në balotazh, dhe nuk ka për të qenë aspak e lehtë për të. “Mos u gaboni, asgjë nuk është vendosur ende”, u tha vetë Macron simpatizantëve të tij që festonin.