Më pak se dy muaj pas sigurimit të mandatit të dytë si president, Emmanuel Macron ka humbur kontrollin e Parlamentit të Francës, pas rritjes së përkrahjes për aleancën e majtë dhe atë të së djathtës ekstreme.Koalicioni i tij i qendrës ka humbur dhjetëra vende në zgjedhjet që kanë shpërfaqur ndasi të konsiderueshme në politikën franceze. Analisti politik Jean-Daniel Lévy thotë se tashmqë Franca po hyn në një periudhë të paprecedentë dhe të panjohur.