Kastrati grup, ka nënshkruar në ambientet e aeroportit "Nënë Tereza”, në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin e mirënjohur francez Lagardère, duke u angazhuar në përpjekje të përbashkëta për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free, në të gjithë Shqipërinë. Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati Shefqet Kastrati dhe Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère travel retail. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Francës Emanuel Macron dhe Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z. Edi Rama.