Kjo e martë ka shënuar dhe fillimin e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout ne Laç, qindra pelegrine për 13 të marta rresht ndjekin këtë rrugë për tu drejtuar me pas ne Kishën e Shna Ndout, duke u lutur për vete dhe familjarët e tyre. Në lutjet e tyre, veç shëndetit nuk mungoi dhe lutja për përfundimin e luftës në Ukrainë. Një rrugë e gjate e ndjekur me rituale të ndryshme, e deri tek vizita në Shpellën e Shën Vlashit dhe marrja pjesë në meshën tradicionale besimtare me fe të ndryshme vijnë shpresëplotë për të marrë bekime nga ky vend.