Vala e të nxehtit që po shoqëron vendin tonë ka sjellë dhe pasoja në shëndetin e popullatës. Qyteti i Lushnjës i cili bën pjesë te qarqet ku temperatura arrin në nivelin e 40 gradëve ka bërë që shumë qytetarë të kenë pasoja në shëndetin e tyre. Në urgjencën e spitalit të Lushnjës vihet re një rritje e fluksit të pacientëve.