190 milionë lekë apo 19 milionë euro ka qenë buxheti i vitit 2024 i miratuar sot në mbledhjen e fundit të vitit të këshillit bashkiak në Lushnje. Me një rritje prej rreth 4 milionë euro krahasuar me buxhetin e vitit të shkuar, 24 këshilltarë të majtë votuan projektbuxhetin ndërsa 6 nga këshilltarët e djathtë votuan kundër.