Këtë të shtunë, Kryeministri Edi Rama u ndal në Vlorë, për të inspektuar punimet në Lungomare 3, që do të lidhi përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin. Ky projekt do të krijojë shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat për pushuesit.