Hasani jeton në fshatin Rranzë të Malësisë së Krujës sëbashku me dy gratë e tij, Havanë që është 74 vjece, dhe Lumturinë që është 24 vjet më e re. Nuk ishte pasioni apo dashuria që e sollën gruan e dytë në këtë familje, por fatkqësia. “Unë kam bërë martesë me Hava Bashën, kisha atëherë tre goca dhe djalin. Në 1993 djalin e zuri një autobus nga Shkodra dhe nuk jetoi më. Po në atë kohë Havaja, u bë me të meta mendore nga sikleti që kishte prej djalit.”