Lumi Shushica çdo vit po shkakton dëme të konsiderueshme duke gërryer toka ngado që kalon prej fshatit Kuç ku dhe buron, deri në fshatrat e Llakatundit dhe të Armenit. Banorët e këtyre fshatrave e kanë ngritur shqetësimin pasi çdo vit ky lum po zapton hektarë tokash bujqësore. Agronomi i ish-kooperative së fshatit Mendim Baçaj tregon se para viteve ‘90 në gjatësinë e këtij lumi bëheshin panele duke krijuar mbrojtje te tokave, ndërsa sot nuk është marrë asnjë masë .