Përmbytjet masive kanë detyruar autoritetet polake të shpallin gjendjen e katastrofës për zonat e prekura, teksa banorët e dëshpëruar janë këshilluar të largohen drejt vendeve më të larta. Qeveria polake miratoi në një takim urgjent rregulloren e re, të përshtatur me situatën e rënduar në terren.