Në fshatin Kamenicë të Korçës, reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit në përroin që kalon përmes fshatit, degëzim i lumot Dunavec duke çuar në daljen e tij nga shtrati dhe rrezikimin e banesave përreth. Sipas banorëve, skarpata e përroit është e dobët dhe në disa segmente ka pësuar shembje, duke drejtuar ujin drejt objekteve private. Edhe në lagjen 6 të qytetit dy banesa gati u përmbytën dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për të larguar ujin. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.