Pas informacioneve se pranë lumit Mat po gërryhej me qëllim grumbullimin e inerteve, policia e Lezhës ka kryer kontrolle. Edhe pse natë, policia kapi në flagrancë dhe arrestoi një 32-vjeçar, banues në Lezhë, i cili po gërryente me mjete të rënda kamionë dhe ekskavatorë shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin.