Top Channel mbylli me sukses edhe një edicion të reality show “Big Brother VIP 2”. Ejlli kishte dy gëzime në një natë, kurorëzoi dashurinë e lindur brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri me moderatoren Kiara Tito. Ceremonia civile u celebrua nga kryetari Erion Veliaj në tarracën e Bashkisë së Tiranës mes familjes e miqve të çiftit. Plot surpriza pati edhe për finalistët e tjerë, Dea Mishelin që doli e para, Efi Dhedhes dhe Kristin që u rendit i dyti me votat e publikut.