Bashkimi Evropian reagoi pas vendimit të Kuvendit, që rrëzoi me 82 vota kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Ballukut. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i kërkon politikës shqiptare të mos pengojë punën e SPAK në luftën ndaj korrupsionit, si elementi më thelbësor në procesin integrues.