Mjekët kanë arritur ta stabilizojnë gjendjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico, të cilin më herët e vendosën në koma të farmakologjike. Megjithatë, ai mbetet në situatë serioze sipas tyre, pas goditjes me armë zjarri një ditë më parë. Numri dy i qeverisë Robert Kalinak, deklaroi se plagët e Ficos, përfshirë më kryesoren atë në stomak, janë të komplikuara.