Parlamenti malazez pritet të vendosë mbi propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapic për shkarkimin e numrit 2 të qeverisë, Dritan Abazovic falë partisë së të cilit u arrit të krijohej pas zgjedhjeve koalicioni qeverisës. Pas kësaj, ligjvënësve në vendin fqinj do tu duhet gjithashtu të shqyrtojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të paraqitur nga koalicioni Bardh e Zi, që është pjeë e ekzekutivit, si dhe nga deputetë të opozitës.