Bizneset dhe subjektet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve do të jenë në ‘lupën’ e Tatimeve edhe këtë vit. Sipas Programit të Reformave Ekonomike të Financave për vitet 2023-2025 lufta ndaj informalitetit do të vazhdojë me kontrolle veçanërisht në sektorin e sigurimeve, medias ndërtimit dhe arsimit të evidentuar si sektorë me risk, pas shkeljeve të konstatuara edhe nga auditimet e Njësisë Anti informalitet.